LAJM I FUNDIT/ Ministria i kthen përgjigje FSHF-së, ja çfarë do të ndodhë me futbollin shqiptar



Dritë në fund të tunelit. Qeveria shqiptare i ka kthyer më në fund përgjigje zyrtare, FSHF-së. Pas letrës së dërguar nga Federata, tashmë Ministria e Shëndetësisë i është përgjigjur organit më të lartë të futbollit në vend duke i shprehur gatishmërinë për bashkëpunim.



Tashmë të dyja palët do të ulen për të disktuar rreth futbollit në Shqipëri. Hapje e futbollit do të bëhet gradual, teksa “Procesi Sportiv” ka publikuar edhe shkresën zyrtare që Ministria i ka dërguar Federatës.



”Komiteti Teknik i Ekspertëve po punon për protokollet e posaçme për hapjen graduale të aktiviteteve sportive, sipas stratergjisë së ri-hapjes të miratuar nga ky komitet. Në këtë kuadër do të vlerësonim bashkëpunimin tuaj për vijimin e hartimit të protokolleve të posacme nëpërmjet krijimit të një Grupi të Përbashkët Pune. Jeni të lutur të dërgoni përfaqësinë tuaj për të finalizuar hartimin e këtyre protokolleve”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.

pr (1)