LAJM I FUNDIT/ Një person humb jetën në spitalin Infektiv, detajet për gruan e prekur nga Covid

Ndërron jetë në spitalin infektiv 64-vjeçarja e cila vuante nga limfoma e trurit.

Ministria e Shëndetësisë thotë në njoftimin për mediat se “mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 64-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, e cila ishte e shtruar prej 3 javësh në spital, në gjendje të rëndë. 64-vjeçarja që vuante prej 4 muajsh nga limfoma e trurit, nuk arriti dot të mbijetonte, pavarësisht mjekimit intensiv dhe përpjekjeve të stafit mjekësor”.

64-vjeçarja është v.iktima e 32 e prekur nga COVID-19 në Shqipëri. Gjatë 3 javëve të fundit nuk ka pasur asnjë humbje jetë nga Covid19 dhe ky per ministrine e Shendetesise është paraqitur si një indikator që tregon qëndrueshmërinë e këtij shpërthimi epidemik.

“Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe apelon edhe një herë qytetarët të respektojnë rregullat e distancimit social, për të mbrojtur veten dhe të tjerët”.