Lajm i fundit/ Nxorën informacione sekrete për superaksionin e arm.ëve, shkarkohen zyrtarët e policisë

Një furtunë e vërtetë në Cerrik. Shefi i Krim.eve Albjon Xhitozi dhe ai i Komisariatit Bilal Semanaj, janë pezulluar nga puna.

Mësohet se Xhitozi e Semanaj kanë nxjerr në media fotot e armëve të sekuestruara nga RENEA në një superaksion në Elbasan, në 1 korrik.

Gjithashtu, gjatë paradites së sotme janë pezulluar nga detyra dhe dy zyrtarë të tjerë të policisë së Elbasanit, specialisti i Krimeve të Rënda E.Gjyli dhe inspektori i Krimeve të Rënda E. Hoxha.

Sakaq, hetimet vijojnë ende për zbulimin e grupit kriminal që dyshohet se i posedon dhe mund t’i ketë përdorur në një sërë ngjarjesh.