LAJM I FUNDIT/ Pas protestës së djeshme Basha tërhiqet? Del në konferencë: PD pranon procesin, por duam ndihmën e…

Vetëm një ditë pas protestës, Basha ka dalë sërish në një deklaratë për mediat.

Basha pasi ka falënderuar të gjithë ata që dolën në këtë protestë, të cilën ai e quajti madhështore dhe marshimin më të madh, ka dhënë edhe disa mesazhe.

Mesazhin e parë Basha e ka dhënë  për qeverinë, duke bërë me dije se kjo protestë nuk do të ndalojë deri në largimin e kreut të qeverisë, Edi Rama, ndërsa mesazhin e dytë e ka dhënë për të gjithë të arrestuarit gjatë protestave, duke thënë se drejtësia për ta do të vihet në vend.

Basha është shprehur se ka marrë mesazhe nga ndërkombëtarët, dhe se e mirëpret angazhimin e tyre për të zgjidhur krizën politike në vend, ndërsa ka shtuar se PD dhe opozita janë gati të përfshihen në një proces politik me ndihmën e ndërkombëtarëve, por me kushtin për largimin e Ramës dhe qeveri tranzitore.

Pjese nga fjala e Bashes:

Ky ishte një mesazh kombëtar i qartë dhe i prerë për këto dhe në veçanti për pengmarrësin e Shqipërisë, demokracisë dhe drejtësisë, që ka bllokuar derën e BE, se nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë hap pas, bashkimi ynë ka marrë përmasa që i tejkalojnë kufijtë politik të mbështetësve.

Përshëndes të gjithë ata socialist që iu bashkuan dje kësaj protestë, duke dhënë mesazh se kjo që kemi nisur është një beteje për të transformuar vendin dhe nuk është betejë për pushtet.

Kjo pjesëmarrje dëshmoi besimin e madh që qytetarët kanë tek kauza e vendosmërisë sonë të hekurt për të mos bashkëpunuar me krimin.

Zemra e protestës vazhdon të jetë kryeqyteti, mirënjohje qytetarëve të Tiranës, por edhe më të madhe e atyre që erdhën nga çdo skaj i vendit.

Do ta ndryshojmë fatin e vendit, nuk do ta lëmë në duart e një njeriu që ka marrë peng të ardhmen e shqiptarëve.

Mesazhin e dytë e kam për ata dhjetëra të shoqëruar të shtunën që u bashkohen të arrestuarve të tjerë më parë, dua tu them se nuk jeni vetëm. Sakrifica juaj për demokraci është shënuar në kujtesën e opozitës, por dhe në mirënjohjen e të gjithë shqiptarëve. Ju siguroj se çdo e drejtë e juaj e dhunuar do të vihen në vend, dhunuesit do vihen para drejtësisë, duke nisur me pinjollin e Ramës.

Shqiptarëve ju them se nuk do ta lëmë reformën në drejtësi të përfundojë duke i lënë në dorë të Ramës dorë të gjitha institucionet, është një ndër qëllimet kryesore të protestës, të ndajmë institucionet nga krimi.

Mesazhet e partnerëve tanë janë të qartë, ata thonë fut në burg kriminelët, ky fut protestuesit, ata thonë s’ka zgjedhje pa opozitë, ky mendon se do shkojë në zgjedhje…

Koha e kriminelit ka mbaruar.

Sot shqiptarët e kanë marrë fatin në dorë, asgjë nuk do na pengojë në rrugën tonë drejt BE.

Ky mesazh kumboi mbrëmë në entuziazmi i protestës, që nuk e fiku as shiu dhe jo më ta fikë një barbarë që përdor dhunë shtazarake kundër qytetarëve të vet.

Populli dhe opozita do e vazhdojnë këtë betejë deri në fund.

E mirëpres angazhimin e ndërkombëtarëve për zgjidhjen e krizës politike në vend. PD dhe opozita janë gati të përfshihen në një proces politik me ndihmën e ndërkombëtarëve.

Largimi i Ramës është çelësi që i hap rrugën këtij procesi politik, dhe një qeveri tranzitore.