LAJM I FUNDIT/ Polici që u arrestua për vepra të turpshme me të miturën, vjen lajmi bombë



Gjykata e Lezhës e ka lene në burg efektivin e policisë Kol Kola, i cili u arrestua të marten.



Ai u akuzua të ketë ngacmuar e tentuar të kryejë marredhenie seksuale me një vajzë të mitur 13-vjecare.



I arrestuari ishte me detyrë ndihmës-specialist i policimit në komunitet pranë Komisariatit të Policisë Lezhë. Ndërsa arrestimi i tij është kryer për veprën penale “Ngacmim seksual”.

Burimet thanë se ndalimi i 62-vjeçarit u krye pasi dyshohet se në datë 29 prill 2021 ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një të mitur të moshës 13-vjeçare, nxënëse në një nga shkollat 9-vjeçare të qytetit të Lezhës.