
Zbardhet ngjarja e ndodhur mesditën e sotme në fshatin Mushan në Shkoder ndersa policia ben me dije se jane identifikuar autorët dhe vijon puna për kapjen e tyre.
Strukturat hetimore të DVP Shkodër, të mbështetura nga specialistët për Hetimin e Kr.imeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, bënë të mundur që brenda një kohe të shkurtër të zbardhnin dhe dokumentonin ngjarjen e ndodhur rreth orës 11:20, në fshatin Mushan, Shkodër, në afërsi të një pike karburanti, ku u gjet i vra.rë me armë zjarri brenda në makinë, shtetasi Ritvan Ramazani., 46 vjeç, banues në fshatin Darragjat, Shkodër.
Nga tërësia e veprimeve hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Autorët e dyshuar gjatë paradites ishin konfliktuar me djalin e shtetasit R. H. dhe më pas dyshohet se ky shtetas ka ndërhyrë për të sqaruar situatën dhe për pasojë ka mbetur i vra.rë me ar.më zjarri.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, të mbështetura nga FNSH dhe Focat Speciale Renela, nën drejtimin e prokurorit, kanë ushtruar disa kontrolle banesash dhe ambientesh të ndryshme ku dyshohej se mund të fshiheshin autorët.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për të bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të dyshuar, të cilëve, për arsye hetimore, për momentin nuk iu bëjmë me dije gjeneralitetet.
Gjithashtu, në bashkëpunim me DVP Lezhë vijojnë pikat e kontrollit në akset rrugore, me qëllim kontrollin e imtësisëshëm të personave të dyshuar, për të mos iu lënë mundësinë që të largohen më drejtim të qarqeve të tjera.
Kryetarja e LSI-se Monika Kryemadhi u.
Një punetor ndërtimi në një pallat.
Nena e vajzes se mitur e.
Sanitarja e Shefqet Ndroqit, Tire Alldervishi.
Lini një Përgjigje