LAJM I FUNDIT/ Publikohen dokumentet e rralla, si u dënua dhe u dëbua Valdrin Pjetri në Itali

Sekretari i Pergjithshem i PD, Gazmend Bardhi ka publikuar sot “prova autentike për d enimin në Itali, Firence të drejtuesit politik të Edi Ramës në Shkodër”.

“Kjo qe shikoni ketu eshte kartela elektronike e të dhënave k riminale e nxjerrë nga sistemi elektronik i k uesturës së Firences nga te cilat rezulton se Valdrin Luigj Pjetri, lindur në Shqipëri, është a rrestuar në flagrancë me shtetasin Altin Doda në 27 janar 2003 në Firence.

Në 28 janar 2003 përpara gjykatës Pjetri ka pranuar kryerjen e k rimit dhe  fajësinë duke nënshkruar marrëveshjen për d enimin tij të menjëhershëm.

Ai është d ënuar nga gjykata e Firences në 12 qershor 2003 për shpërndarje prodhim i l ëndëve n arkotike të kryer në bashkëpunim.

Për shkak të marrevëshjes së nenshkruar te bashkepunimit, gj ykata ka urdhëruar p ezullmin e d ënimit.

Më 3 shkurt 2003, Pjetrit i është r evokuar leja e qëndrimit dhe në 4 shkurt 2003 ndaj tij është marrë masa e d ëbimit nga shteti italian”, tha Bardhi qe nxorri edhe dokumentet italiane.