LAJM I FUNDIT/ Rama flet për herë të parë për dënimin e Tahirit: Përgjegjësia është…

Për Edi Ramën ish ministri Tahiri ishte vlerësuar si “ministri kampion”. Dy ditë pasi Gjykata e gjeti fajtor për shpërdorim detyre, kryeministri Edi Rama thyen heshtjen.

Në një intervistë për Top Channel, kryeministri Rama për herë parë flet për këtë dënim të një prej bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë.

“S’kam asnje koment per te bere se eshte ceshtje e drejtesise. E kam thene qe nga dita e pare dhe deri diten e fundit, kam qene dhe do mbetem i idese se cdo pergjegjesi ne raportin me ligjin eshte personale, nderkohe pergjegjesia e forces politike apo e vet qeverise eshte menyra se si reagon ndaj cilitdo qe ka nje problem me ligjin. Ne kete aspekt besoj se ne jemi nej shembull i pakonkurueshem ne keto 30 vjet”.