LAJM I FUNDIT/ Sekuestro pasurive me vlerë 500 mijë euro, kush është i dënuari që hetohej prej vitit 2014. Ja emri

Jane vendosur ne sekuestro preventive pasuri me vlerë rreth 500 000 euro, që dyshohen se janë përfituar nga veprimtaria k riminale e pastrimit të parave ne Vlorë.

“Në vijim të punës për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të përfituara nga veprimtaria kriminale, si dhe në kuadër të procedimit penal të nisur prej vitit 2014, Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, bënë zbatimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vendosjen e sekuestros preventive mbi disa pasuri dhe objekte, si më poshtë: 2 apartamente banimi në Vlorë dhe Orikum; 1 pemishte në Radhimë; 2 automjete; 2 llogari bankare;

Vlera financiare e këtyre pasurive kap shifrën rreth 500 000 euro.

Këto sekuestrime pasurore janë në kuadër të procedimit penal proaktiv të vitit 2014, ndaj shtetasit Luan Beshaj., si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë k r iminale”.

Ky shtetas ka qenë i dënuar në Itali, për veprën penale “T rafikim n a rkotikësh” dhe dyshohet se këto pasuri i ka ngritur mbi bazën e këtyre veprimtarive të paligjshme.

Veprimet e tjera procedurale vijojnë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.