LAJM I FUNDIT/ Shkarkohet nga detyra kreu i Doganave, ja ç’po ndodh

Vetën 7 muaj nga marrja e detyrës në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, Arlind Gjokutaj është larguar nga ky post dhe është zëvendësuar nga Gjon Bardhi, i cili deri dje mbante pozicionin e zëvendësdrejtorit në këtë institucion.

Arsyet e largimit të Gjokutajt mbeten të paqarta dhe e vetmja e dhënë që mund të lërë vend për interpretim është realizimi i planeve lidhur me të ardhurat në arkën e shtetit.

Gjokutaj u emërua në detyrë, në fund të marsit në të njëjtën kohë me Enton Duron te Tatimet por ky i fundit u largua në korrik të këtij viti, duke mbajtur pozicionin për vetëm tre muaj.

Kreu i Doganave, nga ana tjetër, vazhdoi punën duke bërë edhe disa dalje në kuadër të aksionit antiinformalitet të nisur nga qeveria dhe që Doganat e kishin me fokus te produktet e akcizës. Më herët Gjokutaj mbante pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm në Drejtorinë e Parandalimit të Pastrimit të Parave.