LAJM I FUNDIT/ Tërmet i fuqishëm në detin Jon, ja forca

Vijojnë lëkundjet e tërmetit në rajonin tonë.  Një tërmet me magnitudë 4,8 ballë i shkallës rihter ka goditur Greqinë para pak minutash. Sipas asaj që raporton ESMC, lëkundjet janë regjistruar në detin Jon, 9 km nga Lithakia dhe 253 km nga Athina.

Thellësia e tërmetit ka qenë 10 km, ndërsa nuk dihet ende nëse ka dëme në banesa apo njerëz.

Gjithashtu nuk bëhet ende e ditur nëse lëkundjet janë ndjerë edhe në Shqipëri.