Lajm i fundit/ Zi në botën e kinematografisë, ndërron jetë regjisori i njohur shqiptar

Humb betejën me sëmundjen, shuhet në moshën 55 vjeçare regjisori i njohur shqiptar Gjergj Xhuvani.

Pas një sëmundjeje të rëndë, Xhuvani ka ndërruar jetë këtë të mërkurë, 14 gusht, në një spital në Romë.

Këtë vit pritej dhe premiera e filmit të tij të ri ‘Liqeni im’. Xhuvani ishte bashkëshorti i aktores së njohur Luiza Xhuvani.