Lajm i hidhur/ Ndërron jetë humoristi nga Mirdita



Ndahet nga jeta artisti mirditor, Mark Reçi. Ai shquhej për humorin e tij të rrallë.



Lajmin e hidhur e ka dhënë gazetari Gjergj Marku në llogarinë e tij në facebook.



Postimi i plote

MARKU i humorit fin!…

Mark Reçi kaloi sot n’at jetë, por iku ndryshe nga të tjerët me atë humorin e tij të rrallë, sepse dhe ikjen e mori po me humor. Padyshim mbetet një nga artistët më të spikatur të humorit në Mirditë, për dekada. Një nga ata humorista pa diplomë, por me diplomën e dhuntisë, që do e kishin lakmi sot show-t e mëdha në ekranet kombëtare. Po si humorist, Marku qe artist i një dimensioni të gjerë, edhe si instrumentist me bandën frymore apo orkestra të tjera. Pushofsh në paqe, po me humor, artist i madh i kohëve të vështira.’