Lajm i keq nga Italia, vendi me miliona shqiptarë



Lajm i keq sot nga Italia. Vendi regjistron shifrën rekord të të infektuarve në ditë, për herë të parë në 6 muaj.



Sipas mediave të huaja, Italia ka regjistruar 2,548 raste të reja me të infektuar gjatë 24 orëve të fundit.



Sot është hera e parë që vendi ka tejkaluar 2,000 raste në një ditë të vetme që nga fundi i Prillit.

Ministria italiane e Shëndetësisë tha se kishte pasur 24 vdekje nga Covid-19 të Enjten, më shumë se një ditë më parë, kur u regjistruan 19 viktima.