Lajm i keq për pensionistët shqiptarë, në fundvit nuk do të marrin dot pagesën e…

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili flet për s k andal teksa thotë se nuk ka lekë për shpërblimin e fundvitit.

Ai thotë se Ministrja e Financave thotë me gojën plot se nuk ka planifikuar asgjë për shpërblimin, që u jepet pensionistëve për festat e fundvitit.

“Thotë ministrja gjithashtu: të presim e të shohim sa para do mblidhen në arkën e shtetit dhe po doli gjë për pensionistët mirë dhe po nuk doli gjë prapë mirë. Qeveria e rilindjes e ç’organizuar, e dështuar dhe pa rezultate nuk planifikon dot as për dy muaj më pas se çdo të ndodhë me të ardhurat publike. Për koncesionet lekët nuk mungojnë megjithëse janë miliarda, ndërsa për shpërblimin e pensionistëve s’e vë njeri ujin në z jarr. Turp. Për pensionistët që jetojnë me sakrifica të tmerrshme ekonomike nuk ka lekë, ndërsa për oligarkët lekët nuk mungojnë kurrë”, shkruan Vasili.