Lajm i madh nga OBSH, ja çfarë është parashikuar



Organizata Botërore e Shëndetësisë  miratoi përdorimin e një testi të shpejtë diagnostikues për Covid-19.



“Këto teste janë të thjeshta për t’u përdorur dhe japin rezultate të besueshme në afërsisht 15 deri në 30 minuta, në vend të atyre që duan orë ose ditë, sigurisht kanë dhe një çmim më të ulët”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus, raporton The Guardian.



“Ky është një moment kritik në reagimin ndaj pandemisë. Ne i bëjmë thirrje çdo udhëheqësi vetëm të forcojë menyren si i përgjigjet situates, të vendosin masa që ne i dimë se mund ta frenojne përhapjen e virusit.

Atje ku deri tani po kontrollohet me sukses, e rëndësishme është që qeveritë të vazhdojnë, të qëndrojnë vigjilentë dhe të jenë të gatshëm dhe të investojnë në sistemet shëndetësore kombëtare, duke përfshirë gjurmimin e kontakteve”.