Lajm i mrekullueshëm për shqiptarët, por Ramës i ndodh e papritura. Kryebashkiaku i tij…

Hapet bypass-i i Tepelenës, i trashëguar ndër dekada si një shteg buzë kalasë së Ali Pashës, sot segmenti që lidh dy segmentet e rëndësishme rrugore, Levan-Tepelenë dhe Tepelenë -Gjirokastër-Kakavijë, ofron dhe një panoramë fantastike për udhëtarët, si edhe një hapësirë të re lëvizjeje për këmbësorët, duke e fuqizuar më tej ofertën e Tepelenës turistike.

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka inspektuar ditën e sotme punimet aty.

Ndërkohë Rama ishte i shoqëruar edhe nga kryetari i Bashkisë së Tepelenës Tërmet Peçi i cili prezantoi ecurinë e punimeve.

Ndërkohë kryeministri Rama tha se i ka parë inspektimet në kala, ndërsa Peçi i përgjigjet me të njëjtën shprehje të cilën kryeministri e ka përdoruar në shumë debate politike.

Peçi: “S’keni parë gjë akoma”

Rama: S’kam parë gjë akoma, e!