Lajm ur.gjent/ Dr.idhet toka, tërmeti ‘go.det’ sërish, këtë herë e ‘shk.undi’ gjithë qytetin

Toka greke u drodh sërish. Një tërmet me madhësi 4.2 të shkallës Rihter ndodhi mbrëmjen e djeshme në 20:15 me orën lokale, 91 kilometra në jug të Athinës dhe 32 kilometra në juglindje të Hidrës, sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare.

Tërmeti ishte sipërfaqësor, me një thellësi prej pesë kilometrash dhe për këtë arsye u ndje në shumë zona të Attikës.

Sipas presidentit të OASP, Profesori i Gjeologjisë Efthimi Lekkas, rajoni i Hydras ka qenë historikisht me ndjeshmëri të ulët sizmike ndërkohë që dridhjet e sotme ishin në potencialin e tij maksimal.