Lajme të fo.rta nga PS e Shkodrës, rrëfejnë burimet: Ja kandidatët për Këshillin e Qarkut

Në limitet e fundit të afatit për të zgjedhur përbërjen e rë të këshillit të qarkut dhe kryetarit të këtij institucioni, socialistët e Shkodres janë zgjuar nga gjumi. Kështu ata kanë vendosur që pikërisht në 19 Shtator, të zhvillojnë në orët e pasdrekes mbledhjen e parë të këshillit bashkiak. Ky është edhe takimi i pare që socialistët bëjnë pas marrjes së detyrës, ku pritet që në këtë mbledhje të marrin vendimet e para, siç është zgjedhja e sekretarit të këshillit, e më pas edhe anëtarët që do të shkojnë në këshillin e qarkut, e ku mes tyre më pas do të dalë edhe kryetari i ri. Emrat që janë në garë bëjnë me dije burime nga shkodraneës janë disa, ku më favorit shihen: Luan Heta i PS, ndërsa nga PSD e Tom Doshit Andi Halluni. Se kush do të jetë fitues në këtë rast dhe a do të arrijnë të konkretizohen njeri prej tyre, kjo do të mbetet për tu parë pas votimit të ditës së enjte. Megjithatë kjo mbledhje pritet më interes pasi është e para që socialistët do të zhvillojnë pikërisht në ato mjedise, ku më herët parlamenti lokal i Shkodres kishte në përbërje të gjitha forcat politike, të majta e të djathta, ndërsa këtë herë ka vetëm një ngjyrë, brenda familjes së majtë. Të njëjtat burime saktësojnë se ata kanë kërkuar që ambjenti i këshillit bashkiak të jetë në dispozicion të tyre nga kryebashkiakja Ademi, por se sa do të “ndezë” dritën jeshile për këtë gjë ajo, mbetet për tu parë. Gjithmonë nese ju refuzohen këto mjedise, socialistët mund të mblidhen diku tjetër për ta vijuar rendin e ditës, ku me gjasa do të jëtë interesant, për sa kohë shkodranët presin me ankth zgjidhjen e krizës politike që krijoi post 30 qershori, e që deri më sot Edi Rama si kryetar i PS dhe kryeministër e ka kaluar në heshtje./ShkodraNews