Lajme të këqija, WhatssApp do t’ju çmendë me “tekat” e reja

WhatApp ka vendosur që të bëjë disa rregullime të reja së fundmi dhe tashmë ka vendosur disa kufizime.

Deri më tani, përdoruesit e “WhatsApp”-it mund ta shpërndanin një mesazh 20 herë.

Por tashmë, i njëjti mesazh do të mund të shpërndahet vetëm 5 herë.

Kjo bëhet në përpjekje për të parandaluar përhapjen e informacioneve të rreme në këtë platformë.

“Limiti i vendosur e redukton ndjeshëm dërgimin e mesazheve nëpër botë”, tha një zëdhënëse e saj.