Lajmi fundit/ Shteti italian i jepte ndihmë sociale, e dinte të papunë, por ajo që bënte shqiptari atje është e pazakontë

Shtetasi shqiptar Neritan Miho, 39 vjeç, është arr.estuar ditën e djeshme në Itali pasi iu gjet nga policia 19 kilogramë ma.rijuanë.

Sipas policisë italiane, dr.oga e gjetur vlerësohej në shumën 200 mijë euro nëse do të shitej në treg. Shqiptari e kishte fshehur në makinën e tij.

Jo vetëm kaq, por meqë kishte prej kohësh në Itali, trajtohej nga shteti fqinj me ndihmë sociale si i papunë.

Neritan Miho, 39-vjecari lindur në 1980 nuk është një emër i panjohur për drejtësinë italiane për shkak të precedentëve të mëparshëm. Ai është dënuar në vitin 2015 me 2 vite e 6 muaj burg për vjedhje të kryer në bashkëpunim.