Lajmi i keq për duhanpirësit, ndryshime në ligj sërish. Tani i keni punët pisk, më mirë ta lini fare

Ka ndryshuar sërish ligji për duhanin dhe nga kjo  e mërkurë ka hyrë në fuqi zbatimi i ndrysimeve.

Tanimë asnjë pronar lokali nuk do të mund të debatojë me inspektorët që kontrollojnë zbatimin e ligjit, pasi është përcaktuar qartë kur konsiderohet ambient i mbyllur .

“Çdo ambient i rrethuar me xham , plastmas një metër apo dy metër quhet i mbyllur,” deklaron Areti Beruka nga Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror.

Ndryshimet në ligj kanë prekur edhe gjobat pasi ka patur raste kur një lokal pasi merrte gjobë lejonte të konsumohej duhan në ambient të mbylluar madje ka patur raste sipas Berukës ku është gjobitur edhe dhjetë herë. Tanimë, nëse e përsërit subjektit i hiqet licensa.

“Nëse brenda 3 muajsh e përsërit, gjoba dyfishohet, nëse e përsërit gjoba trefishohet dhe shkon 18 milionë të vjetra dhe më pas i hiqet licensa ,” shtoi Beruka.