Lajmi më i trī̄shtë i ditës, moderatorja humb fëmijën pas një muaji gjā̄kderdhje: Më fal që…



Modelja dhe moderatorja e njohur, Chrissy Teigen, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale lajmin më të trī̄shtë të jetës së saj.



Ajo ishte në gjysmën e shtatzënisë me djalin e saj, fëmijën e tretë, por prej më shumë se një muaji pati gjā̄kderdhje të vazhdueshme, që edhe pas transfuzioneve të shumta të gjakut, nuk ia doli dot mbanë që ta sillte në jetë.



Bashkëshortja e këngëtarit me famë botërore, John Legend, shkroi se kreu abōrd dhe se nuk mundi dot t’ia dilte, pavarësisht gjithë përpjekjeve.

“Ne jemi të trō̄nditur dhe po përjetojmë një lloj dhi.mbjeje që nuk e kemi ndjerë kurrë më parë. Ne kurrë nuk arritëm që të ndalonim gja.kderdhjen dhe t’i jepnim foshnjës sonë ato që i duheshin, pavarësisht qeseve të transfuzioneve të gjakut. Thjesht nuk mjaftonte.

Ne kurrë nuk vendosim për emrat e foshnjave tona deri në momentin e fundit të mundshëm pasi të kenë lindur, pak para se të largohemi nga spitali. Por ne, për një arsye të cuditshme, kishim filluar ta quanim djalin tonë të vogël në barkun tim Jack. Kështu që ai do të jetë gjithmonë Jack për ne. Jack ka luftuar aq shumë që të ishte pjesë e familjes tonë të vogël, dhe ai do të jetë, përgjithmonë.

Për Jackun tonë – Më vjen shumë keq që momentet e para të jetës u takuan me kaq shumë komplikime, saqë ne nuk mundëm të të jepnim shtëpinë që të duhej për të mbijetuar. Ne gjithmonë do të të duam.

Faleminderit të gjithëve që na kanë dërguar energji pozitive, mendime dhe lutje. Ne e ndiejmë të gjithë dashurinë tuaj dhe ju vlerësojmë vërtet.

Ne jemi kaq mirënjohës për jetën që kemi, për foshnjat tona të mrekullueshme Luna dhe Miles, për të gjitha gjërat mahnitëse që kemi mundur të përjetojmë. Por e përditshmja nuk mund të jetë plot diell. Në këtë ditë më të errët, ne do të pik.ëllohemi, do të qajmë… Por ne do të përqafojmë dhe duam më shumë njëri-tjetrin dhe do ta kalojmë këtë.