Lajmi rëndë, ndërron jetë nga Covid specialistja e Shëndetit Publik



Covid i ka marre jetën specialistes së promocionit të Shëndetit Publik në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës Mimoza Zoraqit.



Manastirliu shkruan Zoraqi ishte një zonjë e mrekullueshme që rrezatonte mirësi, forcë dhe optimizëm me buzëqeshjen e saj të pandarë.



“Dje u nda prej nesh, për shkak të Covid-19, Mimoza Toska Zoraqi, specialiste e promocionit të shëndetit publik, në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës. Është një nga ata lajme që të shkaktojnë një hidhërim të papërshkrueshëm. Moza ishte një zonjë e mrekullueshme, që rrezatonte veç mirësi, forcë dhe optimizëm me buzëqeshjen e saj të pandarë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes. U prehsh në paqe, e paharrueshmja Moza!”, shkruan Manastirliu.

 

Lexo edhe: