Lajthitja e Ministres së Ramës nuk njeh më kufij, thyen çdo lloj ligji, çmenduria ‘infekton’ dhe qeverinë, ja ç’i bëri edhe koleges

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur. Një ‘lajthitje’ e pashpjegueshme e Ministres Gjonaj që ka infektuar dhe vetë qeverinë.

Në këto 28 vite tranzicion, në “Fletore Zyrtare” nuk janë publikuar, as fjalimet e “mbretit” Sali Berisha në kulmin e çmendurisë e sundimit të viteve 1992-’97; as fjalimet e Nanos pas “rrumbullosjes” me alkool, por as fjalimet e ”Carit” Edi Rama, në 2 vitet e fundit të pushtetit absolut, paçka se ka kaluar në ekstazë psiko-delirizmi.

Mirëpo, ministrja Etilda Gjonaj, nga e cila varet “Fletore Zyrtare”; ka publikuar, fjalën e Ministres së Kulturës, Elva Margariti, mbajtur në mbledhjen e fund-vitit 2019, para punonjësve të administratës së saj.

Fjala e mbajtur në mbledhje; është publikuar si vazhdim i VKM nr. Nr. 903, datë 24.12.2019 “Për Miratimin e Strategjisë Kombëtare për Kulturën 2019-2025”, firmosur nga Edi Rama; duke prezantuar si “Studim-strategjik”, fjalën e ministres në mbledhje me vartësit.

Ose ministrja Gjonaj është çmendur, ose e ka detyruar kryeministri; për të promovuar ministren Elva Margariti, si “stratege” të kulturës shqiptare të 90 viteve fundit.