‘Lapsi i memories’, atisti shpalos në ekspozitë 100 vizatime

“Lapsi i memories” titullohet ekspozita me vizatime të artistit Anastas Kostandini, që u çel për publikun në galerinë e artit në qytetin e Pogradecit. Ekspozita përmban 100 vizatime të punuara nga artisti i njohur, i cili këtë sezon ekspozitën e radhës e ka çelur në qytetin  tij.

Piktori shprehet se kjo ekspozitë ishte dhe në kuadër të sezonit artistik në këtë qytet që u çel këto ditë.

“Ekspozita është me 100 vizatime kushtuar kryesisht jetës dhe mjediseve të Pogradecit. Kjo ekspozitë ishte një nga eventet kulturore  me të cilat u shënua dhe sezoni artistik”, shprehet piktori Anastas Kostandini (Taso). Ekspozita do të qëndrojë e çelur për disa ditë në Pogradec.