Ledjana dhe Mevlani i japin fund lidhjes? Detajet thonë ‘Po’



Duket se ka marrë fund një nga romancat më të përfolura të Përputhen. Shkak i këtyre aludimeve janë bërë veprimet e dyshes në rrjete sociale. Ata e kanë fshirë njëri-tjetrin nga Instagrami dhe në ditët e sotme, kjo tregon shumë për marrëdhënien e dikujt.



Për më tepër, Ledjana ka publikuar një video duke dëgjuar këngën e re të 2Tonit.



“Ti shumë mirë aktron kur mashtron kinse mu m’don”, ka shkruar ajo krahas videos, fjali e cila është marrë si thumb për Mevlanin.

Por gjithashtu edhe Mevlani nga ana tjetër, ka bërë një status thumbues në Instastory.

“Respekt për femrat që e bëjnë mashkullin për vete me tru…jo me trup”, ka shkruar ai.

Image