“Legalizimi si babagjyshi që nuk erdhi kurrë”, inatosen shkodranët: Nja dy fjalë i kena …

Pa frikë mund të quhet në kufijtë e një skandali ajo çfarë ka ndodhur në gjithë këto vite me proçesin e legalizimeve në disa zona të Shkodrës. Megjithëse paguhen me taksat tona, punonjësit e ALUIZNI-t zvarrisin punën dhe nuk përmbyllin detyrimet për të cilat janë caktuar, duke i zgjatur vetes “jetën” në ato pozicione. Për ta faktuar një gjë të tillë shembull i qartë i dështimit të këtij proçesi është njësia administrative Dajç, aty ku në 13 vite janë legalizuar as më shume dhe as më pak por vetëm 6 objekte.

E kur flitet për aplikimet janë jo pak, por 2300 të tilla që janë dorëzuar neë gjithë këto vite nga qytetarët. Askush nuk di të thotë se çfarë ka ndodhur dhe përse këto dosje flenë në zyrat e ALUZNI-t, i cili ka për detyrim ti shqyrtojë e tu japë një përgjigje aplikuesve. Disa herë kësaj zyre përveç banorëve që i janë drejtuar zyrave për një sqarim, edhe njësia vendore u ka bërë shkresa por përgjigja ka munguar.

“Unë kam 10 vite që kam aplikuar, kam bërë edhe dy pagesa. Arsye pse se marr legalizimin nuk kam por di që letra nuk kam marrë. Kam shku disa herë, por si kam shku jam kthy, tash nuk shkoj ma”, thotë një qytetar. Një tjetër thotë: “O zotëri di me të than se ka nja 3 palë zgjedhje që na i premtojnë. Na është ba legalizimi si babagjyshi që nuk vjen. Tash po na vijnë prap për zgjedhje por nja dy fjale i kena me to. Ma mirë të thonë nuk bahet se ne shpitë nuk po na i merr kush se kanë 20 vjet këtu”. Ndërsa nga ana e njësisë vendore nuk dinë çfarë te thonë pasi Aluizni ka zgjedhur heshtjen përballe zgjidhjes apo minimalisht një përgjigjeje sqaruese por edhe shteruese.

Mbetet te presim se cili do te jete tashme reagimi i Aluiznit, i cili ka dështuar ne këtë proces ne shume zona të qarkut Shkodër. Shkodranews në ditët e ardhshme do të bëjë publike të tjera shifra dhe dështime të kësaj agjencie që paguan afro 50 punonjës për të mos bërë asgjë, e duke i dhënë shkelmimin e madh një premtimi që qeveria çdo vit e bën për ta mbyllur në kohë një aplikim që mori jetën këtu e 14 vite më parë.