Lekë, celularë dhe bizhuteri, dy durrsakët adoleshentë bënin na.min duke vje.dh.ur nëpër banesa dhe lokale

Dy adoleshentë të moshave 16 dhe 18 vjeç kanë rënë në pran.gat e policisë ditën e sotme, pasi aku.z.ohen për një sërë gra.bit.jesh në banesa dhe lokale.

Raportohet se ata kanë vje.dhur para, aparate celularë dhe shumë sende të tjera.

Njoftimi zyrtar:

God.it.et një tjetër grup që ushtronte veprimtari kri.m.inale në fushën e vjedhjes së pronës.

Finalizohet operacioni “Prita”.

Operacioni për parandalimin e vjedhjeve të banesave dhe lokaleve, si dhe për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë.

Arrestohen në flagrancë në tentativë për të vjedhur një dyqan 2 shtetas, 1 shpallet në kërkim, ndërsa 1 procedohet në gjendje të lirë.

Zbardhen dhe një sërë vjedhjesh të ndodhura më parë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjes së pronës, zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para drejtësisë të autorëve, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Rendit kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

Xh., 16 vjeç, banues në Durrës;

P., 18 vjeç, banues në Shën Vlash, Durrës;

Gjithashtu, procedohet në gjendje të lirë shtetasi J. T., 17 vjeç dhe është shpa.llur në kër.kim shtetasi A.A., 17 vjeç, të dy banues banues në Durrës

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në datë 16.10.2019, në orën 22:45 janë kapur në flagrancë  duke vje.dhur dyqanin bulmetore që ndodhet në lagjen nr. 12, në rrugën “Mujo Ulqinaku”.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin kanë realizuar edhe disa vjedhje të tjera në qytetin e Durrësit, si më poshtë:

Më datë 29.09.2019, në lagjen nr.18, dyshohet se kanë vje.dh.ur 15 000 lekë, në një “Bar Kafe”

Më datë 09.10.2019, në lagjen nr. 4, Durrës, dyshohet se kanë ten.tu.ar të vj.edh.in një kioskë.

Më datë 10.10.2019, në lagjen nr. 18, Durrës, dyshohet se kanë vje.dh.ur me thy.erje një lokal, ku kanë marrë shumën 80 000 lekë, një telefon Samsung dhe 3 unaza.

Më datë 13.10.2019, në lagjen nr.18/1, Durrës, dyshohet se kanë kryer vjedhjen me thyerje të një kioske, ku kanë marrë paketa cigareje të llojeve të ndryshme, me vlerë 20 000 lekë.

Më date 13.10.2019, në fshatin Romanat, Durrës, dyshohet se kanë vje.dh.ur në një dyqan artikuj ushqimorë, me vlerën 10 000 lekë.

Më datë 15.10.2019, në lagjen nr. 17, Durrës, dyshohet se kanë vje.dh.ur me thye.rje dyqanin me artikuj ushqimorë, ku kanë marrë 8 steka cigareje dhe 3 400 lekë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 000 lekë të reja dhe një kapuç i zi.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Vjedhja”.