Letra e bujshme e infermieres që i shpëtonte urina në mbathje, kryeministri i përgjigjet në mënyrën më emocionuese

Ndër mesazhet e shumta që ai po merr në këto ditë të vështira nga kriza e koronavirusit, Kryeministri Giuseppe Conte ka zgjedhur t’i përgjigjet asaj të infermieres Michela Venturi, e cila punon në spitalin Senigallia.

Dhe këtë kryeministri e bëri nga podiumi më i rëndësishëm, Dhoma e Deputetëve, shkruan “Sky.it“.

“Michela, e them këtë në emër të qeverisë, por jam i sigurt që të gjithë anëtarët e Parlamentit do ta gjejnë veten në këtë premtim, ne nuk do t’ju harrojmë, këto ditë kaq të rrezikshme dhe aq stresuese“.

MichelaVenturiInfermiera

Letra e një prej infermiereve nga spitali i Senigallia, e angazhuar në luftën kundër koronavirusit ka bërë jo pak bujë orët e fundit në rrjetet sociale.

Në një postim në Facebook ajo shkruante: “Puna ime vlen më shumë se 100 euro“, duke iu referuar shifrës së propozuar nga Contepër shpërblim për muajin mars.

Kryeministri gjatë fjalës në 25 Marsit tha se donte të falënderonte përpjekjet dhe angazhimin me të cilin përballen punonjësit e shëndetit dhe mjekët ditët e fundit. Dhe më pas ai citoi letrën nga infermierja nga Senigallia, e cila tregon për luftën e saj kundër “virusit të mallkuar” me turne që shkojnë nga 7 deri në 10 orë, të ushqyerjes së keqe për shkak të stresit të tepruar dhe frikës së saj.