Letra e fundit te shtrati i të dashurit kur ishin me pushime, si humbi papritur kjo vajzë pasi doli në mëngjes

Po kërkohet gjithandej me dëshpërim në ishullin grek për një grua britanike të zhdukur pasi kishte dalë për vrapim dhe nuk arriti të kthehej.

Policia, zjarrfikëset, oficerët e rojes bregdetare, vullnetarët dhe të paktën një helikopter janë të përfshirë në kërkimin për Natalie Christopher, 34 vjeçarja astrofizikologe e shkollës së Oksfordit.

Një vrapuese e apasionuar pas kalërimit gjithashtu, ajo kishte dalë për vrap të hënën në ishullin Ikaria dhe nuk është parë që prej asaj dite.

Zhdukja e doktoreshë Christopher u raportua nga partneri i saj 38-vjeçar, me të cilin ishte me pushime.

Ai ishte zgjuar të hënën në mëngjes dhe kishte parë se ajo i kishte lënë një shënim ku i thoshte se kishte dalë jashtë për vrap. Por ajo nuk u kthye më.

“The Guardian” shkruan se telefoni i saj është akoma ndezur. Motra e saj e shqetësuar ka bere thirrje që të njohurit të mos e telefonojnë për të ruajtur baterinë.

Jena Christopher shkroi në Facebook: “Nëse e keni numrin e saj të telefonit, ju lutem mos e telefononi për të ruajtur baterinë në mënyrë që policia të gjejë vendodhjen e saj përmes celularit.”

Thodoris Theodorakis, pronari i hotelit ku çifti po qëndronte i tha mediave greke se e kishte mbyllur dhomën e tyre dhe partneri i Dr Christopher po qëndronte me të në shtëpinë e tij.

“Ai është një djalë shumë i mirë, është nga Qipro. Është  në panik për humbjen e partneres së tij dhe nuk po arrin ta besojë këtë që ka ndodhur.”

Mediat greke raportuan gjithashtu se pronari i hotelit kishte konstatuar gjak në çarçafët e çiftit, duke e përshkruar atë si një gjakderdhje nga hunda.