Letra e këtij burri për gruam dhe fëmijët na bëri të shokohemi: Unë s’do të kem më fuqi, por…

“Isha shumë i ri kur nisa të punoja para 42 vitesh. Më shoqëruan periudha shumë të vështira, por tani jam baba. Fëmijët mbaruan shkollën, e siç thonin, duhej që jeta jonë të ishte më e thjeshtë, më e ëmbël. Por jo! Është një lëmsh! Jam i depresionuar dhe shumë në ankth.

Së shpejti do të më duhet të lë dhe punën që bëj. Prandaj më duhet t’i them bashkëshortes sime: ti ke shumë vite që punon, por s’ke kursyer kurrë asgjë. Unë paguaj faturat, unë paguaj kur dalim jashtë dhe gjithçka tjetër. Ti mund ta blije pa problem fare kuzhinën që të pëlqente nëse do të kishe pasur paksa përgjegjësi në lidhje me financat e tua.

Dy fëmijëve tanë që jetojnë ende me ne: pse nuk ndihmoni me punët e shtëpisë? Pse duhet t’ua kërkojmë ne me patjetër?

Djalit të varur nga lëndët narkotike: ne mbajmë makinën tënde dhe ty. Të ushqejmë, të lajmë, madje ushqejmë edhe qenin tënd.

Atë të cilin t’u lutëm të mos e merrje në shtëpi.

Atë për të cilin na sigurove se nuk do të kishim probleme, sepse ti do ta merrje me vete në punë. Në punën që le!

Rregullo jetën tënde.

Fillo të fajësosh veten për vendimin që more, të përdorësh substanca dhe të tjerat me radhë. Pranoje njëherë e mirë që nuk është normale të bësh dush 4 herë në ditë. Rri larg substancave, fillo një punë të re.

Fëmijës tonë që sapo la shkollën përgjysmë: kishe vetëm 1 detyrë për të bërë- të studioje dhe të kaloje provimet.

As këtë se bërë dot prandaj tani punon me orë të zgjatura dhe paguhesh shumë pak. Mendoj që e bëre këtë duke e parë si rrugën më të lehtë, kështu pretendon se je duke bërë diçka me jetën tënde. Nëse ke vërtetë pasion kuzhinën, fillo praktikoje edhe në shtëpi.

Djalit tonë të madh: javën e kaluar rregullova makinën tënde për të kursyer paratë e tua. Ndërsa këtë javë ti bleve një makinë të re.

Çfarë do të ndodhte nëse unë nuk do të isha?

Ç’do të ndodhte nëse ti nuk bën dot pagesat e shtëpisë?

S’mund të të ndihmoj më. Kur të dhurova lekët për shtëpinë tënde, të thash se ajo ishte gjithçka që kisha mundësi të të ofroja.

Dhe e kisha me të vërtetë.

Dhe si përfundim, kam dy fjalë për të gjithë ju:

E gjithë pesha e këtyre viteve ka qenë mbi mua dhe tani po më rëndon më shumë se kurrë. Kur babi im u largua nga kjo jetë ishte më pak se 5 vite më i ri seç jam unë tani.

Shumë shpejt, unë s’do të kem më fuqi të punoj.

Kështu, s’do t’ua paguaj dot më faturat, s’do t’ua rregulloj dot më makinat apo t’ju ndjek në çdo tekë që keni, ndaj merrni frenat e jetës suaj dhe jetojeni atë./ShkodraNews