Letra/ Studentët me dorë të hekurt ndaj ministres, ke afat deri në orë 16:00…

Prej tri ditësh studentë nga e gjithë shqipëria janë ngritur në protestë për shkak se është vendosur një pagesë për të gjithë ata që kanë lëndë të mbartura në vjeshtë, apo edhe për ata që lënë lëndë për përmisim.

Sot në ditën e tretë të protestave janë ngritur studentë nga e gjithë shqipëria ku kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë rrugëve të qyteteve në protesta.

Ja letra që ata i kanë dërguar

Drejtuar Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ministres së Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla.

Përgatitur nga: Këshillat Studentore të Universiteteve Publike.

Duke u nisur nga deklarata e bërë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, ne organizatoret e protestës së sotme si përfaqësues të Këshillave Studentore vendosëm tju paraqesin këto kërkesa:

Shfuqizimi i VKM nr 288 pika numër 4 e cila citon si më poshtë: Studenti, i cilësuar në bazë të rregullores së institucionit të arsimit të lartë publik si përsëritës në një lëndë apo në shumë lëndë dhe vijon studimet në vitin pasardhës, i nënshtrohet tarifës së shkollimit për kredit për detyrimet apo lëndët përsëritëse, si dhe tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik në të cilin vazhdon studimet.

Mbështetur në nenin 99 mbi Keshillet studentore, Ligji i Arsimit të lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-te, dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
Përmiresimi i kushteve të konvikteve.
Përgjysmimi i tarifës së studimit mbështetur në nenin 99 pika 5 (Ligji I arsimit të Lartë)

Afati i kthimit të përgjigjes ndaj kërkesës sonë është ora 16:00 datë 06.12.2018