Lëvizje e fortë anti Basha në PD, ja çfarë do të ndodhë për punë ditësh

“Brenda Partisë Demokratike ka një numër shumë të madh të pakënaqurish ndaj kryetarit Basha dhe shumë shpejt do të fillojnë një lëvizje”.

Deklaratën e ka bërë Edvin Kulluri, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD. I ftuar në Report Tv, Kulluri u shpreh se lëvizja kundër Bashës do të nisë për punë ditësh. Sipas tij ka të dhëna të sigurta që mbështetja e kryetarit nga anëtarësia është në pikat më të ulëta në vite.

“30 qershori është dështim spektakolar i opozitës dhe sot është jashtë çdo pushteti. Nuk e di ku mund të shkojë më keq PD-ja. Demokratët janë të pakënaqur. Ne jemi një grup njerëzish, emra të njohur, nuk e kemi nisur ende por është çështje ditësh që do të bëjmë takimet e para me bazën e partisë. Takimet e para me bazën e partisë. Me një qëllim, jo për të larguar Bashën dhe për të vendosur Topallin, Imamin, Gazmend Bardhin po të doni se këtu mund të bëhet kushdo kryetar partie. PD duhet të kthehet te meritokracia, përfaqësimi gara dhe ideologjia e djathtë e qartë”, tha Kulluri.