Lezhianja: Burri më lë mangut seksin, tani shkoj tek komshiu që ma heq trurin kur…

Mosmarrëveshjet dhe ftohja me bashkëshortin e kanë bërë një të re nga Lezha që të ketë ndjenja për komshiun e saj, gjithashtu i martuar. Lexoni historine shokuese:

Dua te shpreh dhe une dicka qe me mundon. Jam nje vajze nga Lezha (them keshtu sepse jam e re ne moshe) edhe pse kam nje femije…Kam dy vjet qe jam martuar. Me bashkeshortin marredhenia s’ka qene aq e mire ose ka qene pjeserisht le te themi…

Gabime kam bere une, gabime ka bere ai. Dhe tani besimi mes nesh ka mare fund! Nuk i besojme me njeri-tjetrit. Ai mendon qe une e tradhetoj, por se kam bere dhe une them se ai me ka tradhetuar, pavaresisht qe se kam pare me syte e mi…!

Por ai ne syrin tim flirtonte me femra te tjera dhe kjo gje me ka bere te ndihem shume keq dhe e nenvleresuar! Ai me ka lene pas dore per cdo gje, s’me kushton rendesine e duhur dhe s’me lejon te ndjek endrrat dhe deshirat e mia…

Me ofendon edhe ka ngritur dore edhe pse kemi nje femije bashke. C’eshte me e keqja une e kam falur dhe toleruar gjithmone…Deri ne nje pike qe i thashe boll ose i japim fund cdo gjeje.

Njeri pa te meta nuk ka, por ai e vret me shume mendjen se c’thone njerezit se sa mendimi im dhe deshirat e mia… Nuk eshte hapur asnjehere me mua dhe kur kam pasur nevoje s’me ka qendruar asnjehere prane. Ja kam plotesuar te gjitha, por gjithmone do e gjej nje arsye qe t’me fajsoje per cdo gje.

Eshte larguar nga une, Flen vetem edhe pse un gjithmone mundohem ta afroj…Por kam dicka qe me mundon shummm…Eshte komshiu im…

E di qe eshte gabim qe mendoj per te, por se di, se shmang dot sepse ai flirtonte me mua dhe une e kam bere gjithashtu. Qe diten e pare qe e pashe me pelqeu dhe atij i pelqeva… Me shikime me buzeqeshje edhe me muhabete normale e kuptova qe ai do te kete dicka me mua.

E keqja eshte se tani s’me del nga mendja…Une shkoj ne shtepine e tij, pasi gruan e tij e kam mikeshe. Ndihem keq. Por nuk di c’te bej… Se di njeri kete gje dhe prandaj u shpreha ketu tek ju…

Nuk dua ta tradhetoj bashkeshortin, por ndjenjat nuk komandohen…Kur e shikoj ndihem ndryshe, sidomos kur ai me shikon ne sy.

Mbase boshlleku qe eshte krijuar mes meje dhe bashkeshortit me ka bere qe te mendoj per dike tjeter…Dua ta shmang kete gje, poor si? Anonim ju lutem!”, shkruan ajo.