Lidhi burrin me litar dhe u arratis, e paimagjinueshme ajo që bën gruaja në Elbasan

Lajmi se një grua në Elbasan lidhi burrin në krevat u bë mjaft viral në rrjet. Pas këtij akti, ajo u arratis, ndërkohë që burri u dërgua në gjendje të rëndë në spital.

Megjithatë, duket se Merushe Llalla sfidon në mënyrën më të mirë të mundshme policinë.

Kjo pasi ajo endet e lirë nëpër Elbasan, sikur mos të kishte ndodhur asgjë, ndërkohë që burri i saj është shtruar në spital.

Një qytetar e ka fotografuar ditën e sotme, ndërsa shkruan se prej ditësh e sheh gruan, duke u hequr sikur s’ka ndodhur asgjë.

Ngjarja:

Mësohet se Gentjan Llalla, 47 vjeç, është gjetur nga fqinjët në gjendje të rëndë shëndetsore. 47-vjeçari është transportuar menjëherë në spital.

Llalla është lidhur me litarë përpara disa ditëve nga bashkëshortja Merushe Llalla dhe kësisoj, ai nuk ka arritur as të ushqehet.

Ishin fqinjët, të cilët pasi kanë nuhatur një aromë të keqe nga banesa e Gentjan Llallës i janë drejtuar kësaj të fundit, ku kanë gjetur 47-vjeçarin në një gjendje mjaft kritike.

Ata kanë lajmëruar menjëherë policinë e urgjencën. Sa për bashkëshorten, e cila është larguar nga banesa, Merushe Llalla, është shpallur në kërkim nga policia.

Ende nuk dihen motivet të cilat e kanë shtyrë atë drejt këtij veprimi, por fqinjët e tyre të pyetur jashtë kamerës kanë thënë se çifti jeton në skamje prej vitesh.