Ligj ‘Anti duhan’ në Shkodër?! Pothuajse nuk ekziston, ISHSH fle gjumë, në institucione bëhet k.ërdia



Inspektorati Shteteror Shendetor ne Tirane i mjaftuan pak ore qe ne kryeqytet, ne nje prej zonave VIP te bente kerdine duke vendosur 11 gjoba me vlere 3.9 milion leke te reja per duhanpirje. Nje fenomen qe eshte rikthyer fuqishem ne pjesen me te madhe te bareve e restoranteve ne vend, pa pyetur se ligji eshte ne fuqi. E ne te vertete fenomeni nuk eshte me pak shqetesues ne Shkoder, por ISHSH e ka nisur vitin e ri 2020 ashtu sic e la 2019, teresisht ne gjume. Pjesa me e madhe e bizneseve bare e restorante ne Shkoder e kane kthyer pirjen e duhanit si ne kohen kur ligji nuk ishte miratuar. Mjafton nje vezhgim i thjeshte ne dy pedonalet e Shkodres ku jane te perqendruara bizneset kryesore, apo ne lagjet Rus e Perash, si dhe ne piken turistike te Shirokes, per te mos shkuar me tej. 1 ne 3 lokale e lejon lirisht konsumin e duhanit, e te tjeret me ne fshehtesi. Gjobat e inspektoratit apo masat paralajmeruese kane munguar dhe faktet behen me tronditese kur listes se shkelesve te ligjit i shtohen edhe institucionet shteterore. Me dhjetra denoncime kane mberritur ne redaksine e shkodraneës ku theksohet se institucione si bashkia, prefektura, poliklinika, universiteti dhe drejtorite rajonale konsumojne duhanin ne mjediset e mbyllura. Atje inspektoret e kane te pamundur te arrijne, me shume per njohuri sesa per kapacitete. Nje burim i tha shkodraneës se megjithese ISHSH disponon informacione, ne disa raste drejtuesit mbyllin syte dhe veshet pa pyetur per ligjin apo ndonje frike tjeter. Disa here titullaret e kesaj drejtorie si justifikime per situaten kane bere edhe mungesen e personelit per shkak se territori qe mbulojne eshte i madh. Por sa te arrihet deri ne kete pike, kjo behet e pafalshme.