Lindje e rrallë në maternitet, mjekët ngelen pa fjalë, nxjerrin nga trupi i një vajze…

Mjekët së fundmi janë përballur me një rast krejt të pazakontë. Ata thanë se ishin të habitur të shihnin që gruaja lindi fëmijën jo normal edhe pse kishte shtatzëni normale.

Mjekët thanë se do të bënin një skanim të rezonancës magnetike (MRI) për të përcaktuar gjendjen e saktë mjekësore të të lindurit.

“Kjo është një gjendje shumë e rrallë mjekësore”, shpjegoi Rajesh Thakur, Kryeinspektori i Mjekësisë, Spitali i Qarkut, Etah. Sipas mjekëve trupi i fëmijës nuk është zhvilluar plotësisht. Përveç kokës së zakonshme, foshnja ka dy shtrirje të mëdha të formuara mbrapa kafkës së saj.

Kjo ka ndodhur në Indi, ku një fëmijë është lindur me tri koka. Lindja unike u zhvillua më 11 korrik në një qendër shëndetësore në lagjen Etah të Uttar Pradesh.

Nëna shtatzënë, u pranua në qendrën shëndetësore pasi kishte vuajtur shumë dhimbje gjatë lindjes. Megjithatë, anëtarët e familjes dhe mjekët u shokuan kur e panë fëmijën me tri “koka”.