Lini këpucët dhe rrobat jashtë, ja sipërfaqet ku mbijeton virusi

Siç deklaroi Ricciardi, ata qytetarë që u duhet të punojnë gjatë këtyre ditëve, duhet t’i lënë rrobat dhe këpucët jashtë kur kthehen në shtëpi.

Walter Ricciardi, një anëtar i këshillit ekzekutiv të Organizatës Botërore të Shëndetit, ka theksuar këtë të hënë se qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm edhe në lidhje me rrobat e tyre apo këpucët, për përhapjen e koronavirusit. Siç deklaroi Ricciardi, ata qytetarë që u duhet të punojnë gjatë këtyre ditëve, duhet t’i lënë rrobat dhe këpucët jashtë kur kthehen në shtëpi.

“Për ata që do të punojnë edhe këto ditë, kur të vini në shtëpi, lini këpucët dhe rrobat jashtë. COVID-19 është një virus i ri dhe ne ende jemi duke studiuar për të. Virusi mund të mbijetojë në disa lloje sipërfaqesh. Virusi transmetohet përmes ndërveprimit fizik midis dy personave. Për këtë arsye është jashtëzakonisht e rëndësishme të qëndroni në shtëpi, dhe madje edhe më e rëndësishmja të lani duart. Kur dikush del dhe prek objektet, në autobus ose ashensor, ekziston rreziku që dikush të teshtijë ose kollitet. Kjo është e vetmja kohë kur virusi mund të transmetohet nga një këndvështrim mjedisor.”– deklaroi Ricciardi.

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën 6520 persona dhe të infektuar janë 106. 907. Por, 77,776 persona ka fituar betejën me koronavirusin. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 1,809. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 4 persona dhe në Francë ka 187 vi ktima. Të infektuar ka edhe Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Në Shqipëri 42 persona janë infektuar me COVID-19 dhe një prej tyre ka humbur jetën.