Lista e PD për 2021/ Nga vendasit të ‘jabaxhinjtë’, të gjithë në lëvizje për një vend në Shkodër



Partia demokratike ka deklaruar se pas pak ditesh do te publikoje listat e te kualifikuarve per te vijuar garen per seleksionimin final qe do ti behet te propozuarve te anetaresise per deputet dhe kryetar bashkie per zgjedhjet e ardhshme. Sic eshte njoftuar me heret procesi do te kete edhe nje votim ne cdo rreth e nga me te preferuarit, lista do ti shkoje Lulzim Bashes per te kryer perzgjedhjet finale bashke me filtrimet. Burime per shkodraneës bejne me dije se ne Shkoder pertej heshtjes publike te ketyre diteve, fshehtas puna nuk eshte ndalur asnje moment me lobime e tentativa per te siguruar sa me shume mbeshtetje. Nga kryebashkiakja Ademi e deri tek ish deputetet dhe funksionaret e larte nuk po lihet gur pa levizur per te siguruar “elektorat” brenda partise, pasi tashme lufta brenda llojit sapo ka nisur. Nje mobilizim te forte sipas te njejtave burime ka edhe nga Tirana, jabanxhinjte te cilet kerkojne me cdo kusht te futen ne listen e sigurte te Shkodres e te marrin nje mandat. Dikush luan me emrin e njerit e dikush me emrin e tjetrit, por cuditerisht te gjithe ne partine demokratike dalin te preferuarit e te besuarit e Bashes, ndonese shume prej tyre as takuar ne gjithe kete periudhe nuk e kane. Loja sa vjen dhe behet me e nxehte edhe per nje fakt tjeter, pasi gara ne partine demokratike te Shkodres ka marre te tjera permasa edhe per vete emrat qe pretendojne te hyjne ne gare. Ata qe deri dje kishin probleme te artikulonin ne publik, apo te kishin nje perballje politike, sot me ngulm i kerkojne Bashes te jene ne lista duke i derguar sinjale. Çuditerisht mes pretendenteve per nje post jane edhe ata qe kane lidhje me sigurimin e shtetit, qe sot PD po i sulmon per drejtimin e kupoles se policise se shtetit, por i kane hyre edhe ne gjirin e saj. Shkodra padiskutim do te jete nje surprize e madhe edhe per zgjedhjet e 2021 dhe nga te tilla lobime e nderhyja te fshehta shpresohet te mos kete perplasje te brendshme qe do ta minonin proçesin.