Lista me zyrtarët që kanë fshehur pasuritë, amerikanët i kanë futur në listën e zezë

Organet shtetërore fshehin prej katër vitesh listat e tjera të pushtetarëve të tjerë që kanë fshehur pasuritë dhe kanë pastruar paratë e korrupsionit

Ministra, deputetë, kryetar bashkie, drejtorë etj., janë kapur duke fshehur pasurinë dhe pastruar para, ndërkohë që asnjëri prej tyre nuk ka përfunduar në burg dhe as nuk i është sekuestruar pasuria në bazë të ligjit anti-mafia. Ky është shteti i padrejtësisë së madhe i ngritur Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta. Deri në vitin 2015, një listë e gjatë me pushtetarë janë kallëzuar për fshehje pasurie, mashtrim me deklaratat e pasurisë, falsifikim dokumentesh dhe pastrim parash. Që të gjithë i kanë mbyllur dosjet, ndërsa sot janë të lirë dhe gëzojnë pasuritë e paligjshme sipas ILDKPKI. Megjithatë, një pjesë e këtyre pushtetarëve dhe ish-pushtetarëve janë futur në listën e zezë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata kanë arritur t’i shpëtojnë drejtësisë në Shqipëri, por nuk mund të shkelin në tokën amerikane.

Kanë fshehur pasurinë sipas ILDKPKI

Tom Doshi, Gjin Gjoni, Shpëtime Pitaku, Ines Nurja, Krenar Ahmeti, Auron Tare, Gëzim Hasani

Dritan Bici, Andi Harasani, Adriatik Zotkaj, Ritvan Bode, Agron Demushi, Gazmir Spahija, Ismail Muça

Bujar Dida, Osman Aliu, Qani Has, Petref Asllani, Alban Isteri, Murat Mehmeti, Violeta Kruja

Klodian Pajuni, Lavdim Qoshi, Miranda Bullati, Genci Sinojmeri, Adelina Zarka, Petraq Çuri, Margret Plloçi

Adem Halilaj, Roland Çelmeta, Adem Halilaj, Vladimir Përdhiku, Petrit Aliaj, Rasim Doda, Yllka Plaku

Dëfrim Manoku, Elvis Kuçi, Arjan Gjata, Ahmet Haklaj, Hymet Spahiu, Ilia Poçi, Alban Agaj, Enkeleda Doda

Bardhok Lleshi, Klorinda Çela, Ken Dhima,, Arjan Qafa, Elsa Gjini, Genc Drita

Që nga viti 2015, pushtetarët që fshehin pasuritë e korrupsionit dhe pastrojnë, jo vetëm që i shpëtojnë drejtësisë dhe veprimit të ligjit anti-mafia, por atyre nuk u del as emri në publik si hajdutë. Organet shtetërore mbajnë sekret pushtetarët e kapur duke fshehur pasuritë e paligjshme. Duke qenë të sigurt se do t’i mbyllin dosjet, atyre nuk u publikohet emri dhe gjithçka mbyllet brenda organeve shtetërore e marrë vesh publiku, në kurriz të të cilit bëhen gjithë këto pazare. Disa prej tyre shantazhohen nga persona të tjerë në pushtet nën kërcënimit e publikimit të emrit. Sipas burimeve të ndryshme, janë me dhjetëra pushtetarë, përfshirë ish-ministra, deputetë, kryebashkiakë, drejtorë etj., me dosje për fshehje pasurie, por emrat e tyre mbahen të fshehtë./Pamfleti