Lista Serbe në qeveri? Habit Albin Kurti: Jam i detyruar që të…

Kryeministri i zgjedhur i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë të dhënë në neës24 u shpreh se është i detyruar që t’i ketë serbët në qeveri.
Kurti u shpreh se negociatat me LDK kanë filluar por arritja e një plani të përbashkët është ende larg.
“Kemi nisur punën por jemi larg një marrëveshje. Jemi të destinuar të kemi një marrëveshje me LDK. Ndryshe do të kemi sërish zgjedhje. Ne nuk kemi frikë nga to. Kam filluar kontaktet me Listën Serbe.. Trysnia ndaj serbëve për të votuar ‘Listën Serbe’ ka qenë e tmerrshme. Me Listën Serbe nuk kam probleme se nuk është parti. Është instrument i shtetit mbi të cilën Beogradi ushtron trysni që ta përcjellin tek serbët. Kemi 72 ulëse të sigurta. Ata kanë qëndrime të ashpra kundër Kosovës, a thua se në jemi në vitet 80. Është detyrim kushtetues por jo nevojë politike që unë të bashkëpunoj me ta. Do synojmë 12 ministri që të kemi vetëm një ministër serb. Po i kaluam do na duhen vetëm 2. 30% e kabintetit do të jenë gra. Do ketë dy zv.kryeministra,”-tha Kurti.