Live nga emisioni, Petrit Vasili bën deklaratën e fortën, paralajmëron të papriturën

Protestat e opozitës duket se do vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme.

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora i pyetur për vijueshmërinë e aksionit të opozitës u shpreh se në ditët e ardhshme do të ketë shumë të papritura.

Vasili: Do të ketë një seri organizimesh nga më të fortat dhe më të papriturat. Do ketë edhe mjaft të papritura kështu që kjo është e sigurtë dhe me të gjitha mjetet demokratike ne do ti përgjigjemi këtij kryeministri mashtrues. Ju e keni dëgjuar cfarë tha sot, nuk e shtyj datën e zgjedhjeve se lejon Kushtetuta. Por ju po ta kujtoni në 2007 ata u ngujuan në presidencë tek presidenti Afred Moisiu dhe u shtunë zgjehdjet nga janari në fund të shkurtit, për një certifikatë lindjeje që duhet të kishin qytetarët. Kushtetutë kishim edhe atëherë.