Lobimet/ Socialistët në Shkodër drejt hapit të madh, Rama ndryshon strategjinë, zgjidhet shpejt kryetari i ri

Socialistet e Shkodres do te zgjedhin brenda fundit te dhjetorit 2019 apo janarit 2020 kryetarin e ri te partise. Duket se Edi Rama ka vendosur te ndryshoje strategji bashke me strukturat drejtuese, duke larguar vemendjen nga emerimet e reja ne drejtorite rajonale. Keshtu ai ka percaktuar si hap te pare qe socialistet e Shkodres te zgjedhin te zotin e shtepise, pasi prej muajsh kane mbetur pa nje te tille. Ne gare jane disa emra, mes tyre edhe ish drejtues qe kane qene me heret ne krye te partise. Por deputetet aktual jane ata qe po mbajne peng procesin per shkak te hatermbetjeve apo pakenaqesive te krijuara. Rama mesohet nga burime per shkodraneës se preferon qe te kete nje ndryshim rrenjesor, ku Shkodra te drejtohet nga nje grua pas gjithe kesaj performance aspak te pelqyer nga meshkujt. Gjithcka mbetet me gjase te vendoset ne janar me nisjen e vitit te ri, ku edhe partia te shenoje kete rrugetim qe do ti hape rruge shume proceseve. Pas kryetarit dhe strukturave drejtuese, PS me gjasa do te behet gati per zgjedhje, pasi ende bashkia Shkoder drejtohet nga demokratja Ademi. Edhe per emrin e ri te kandidatit po tentohet te lobohet, megjithese kete here nuk do te jete aspak e lehte, pas gjithe atyre termeteve politike qe perjetoi e majta ne Shkoder e disa qytete te tjera te vendit. Edhe pse prej 6 vitesh ne pushtet socialistet e Shkodres jane me ne krize se kurre, parti pa identitet e me lufte te ashper brrylash, ku te gjithe duan te perfitojne personalisht pa pyetur per demin apo perfitimin e partise./ShkodraNews