Lobimi rus/ Ristani sul.mon ashpër biznesmenin kanadez: Nuk e di se pse po e bën

Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së Arben Ristani në një intervistë të dhënë mbrëmjen e sotme hodhi poshtë akuzat nga Prokuroria e Tiranës për të, Lulzim Bashën dhe financiarin e PD-së Ilir Dervishi.

Ai akuzoi biznesmenin dhe lobistin kanadez Nick Muzin, i cili thuhet është gati të dëshmojë për marrjen e 650 mijë € nga PD-ja.

“Nuk kam asnjë dijeni. Nuk janë konsultuar me mua. Ta zëmë se pronari i i një televizioni merr lekët e financimeve të këtij televizionni dhe paguan diçka për vete. Televizioni s’mundet ta justifikojë.

S’ka pse të përjashtohet që gënjen Muzin. Nuk kasnjë lidhje me ’Biniatt Trade’, s’ka asnjë dokument. Nuk e di që i ka marrë paratë nëpërmjet ‘Biniatt Trade’, unë mendoj që nuk ka asnjë lidhje. Edhe pa e provuar, nuk ka. Nuk e di si e ka hallin Muzin.

Edhe po i ka marrë paratë, nuk kanë kaluar apo kanë dalë nga financat e PD-së. Unë personalisht jam jashtë kësaj historie, qoftë për indeferencën time që nuk jam marrë me financat. Nuk i kam takuar kurrë këta persona, nuk kam numrat e tyre. Nuk kam firmosur asnjë dokument.

Këta prokurorë të papërgjegjshëm, më shtohet dyshimi se janë nën ndikimin e një force tjetër, mazhoranca është nën trysninë e publikut shqiptar për shkak të keqqeverisjes. Nuk u mjaftoi vetëm kryetari , por duhet të përfshihen dhe personat e tjerë. Duan të përfshijnë të gjithë PD-në në këtë lojë. Kanë krijuar halle te populli. Siç bëri me Bilalin dhe gruan e Bilalit, se ata kanë dënim.

Çështja nëse Basha ka pasur apo jo dijeni, është çështje morale. Edhe nëse kanë ekzistuar ato para, nuk kanë dalë nga PD-ja. Nuk ka të bëjë me asnjë falsifikim dokumenti. Edhe në pastë dijeni Basha, nuk ka lidhje me falsifikimin. Muzin mund të ketë 100 arsye pse ta bëjë’’, deklaroi Ristani.