Loja me dy porta/ Si po përpiqet dëshpërimisht Voltana Ademi të marrë propozimin e demokratëve

Voltana Ademi po luan me dy porta me qëllim që të shitet tek Lulzim Basha si një emer që demokratët e Shkodres e duan dhe ajo nuk i ka humbur votat e tyre. Në propozimet që po bëhen për emrat që anëtarësia do si kandidat për deputet, të punësuarit e bashkisë Shkoder në grupseksione, kanë propozuar edhe emrin e kryetares së bashki me porosi të drejtpërdrejtë të kësaj të fundit. E gjitha kjo një lojë e Ademit për të mbetur në lojë, sepse ajo kërkon në këtë formë që kryedemokrati Basha ta ketë në vemendje, e pse jo, nëse ai nuk e zgjedh për një mandat të dytë në bashkinë Shkoder, të mund të katapultohet në listë për tu kthyer sërish në kuvendin e Shqipërisë. Kjo vetëm e vetëm që të mos mbetet pa post, sepse për Ademin karrigia ka shumë rëndësi dhe në këtë mes, ajo kërkon të “luftojë” me dy porta, mes kryetares së bashkisë për një mandat të dytë, ose në listë për deputete në 5-shen e sigurtë. Fakti që Jozefina Topalli ka qënë një nga emrat më të votuar dhe është rikthyer sërish në lojë, mësohet se Ademit nuk i ka pëlqyer dhe ka dhënë porosi tek vartësit e saj që të sfumojnë emrin e ish kryetares së kuvendit në takimet e qytetit, duke ju kërkuar këtyre të fundit që të permendin qendrimet që Topalli ka mbajtur në këtë periudhe për kryedemokratin Basha. Por Ademi harron një fakt të rëndësishëm, që pakënaqësitë që ka akumuluar si kryetare e bashkisë në 4 vite janë të larta, dhe në fund votën do ta hedh masa, pra qytetarët, e jo ato pak të punësuar të saj që arrin ende ti komandojë. Tentativa për të qëndruar në lojë, është një skemë e dalë boje, pasi kryetarja e bashkisë e di fare mirë reputacionin që ajo ka në parti, qëndrimin që 4 vite ka mbajtur me përfaqësuesit e selise blu, e madje dhe me vetë propozimet që Lulzim Basha ka patur si kryetar i partisë. Rikthimi në kuvend i Ademit nuk do të sillte asgjë të re, e as ndonjë opozite të fortë, përveçse një zë që di të bëjë zhurmë kur kurdiset dhe asgjë tjetër./ShkodraNeës