Loja me të “preferuarit” e listës së Shkodrës, një “luftë frike” nga rikthimet e të vjetërve në PD!



Loja me listat dhe çfare po kurdisin individe te caktuar brenda PD ne Shkoder dhe jo vetem?! Te gjithe ja kane ngritur kete pyetje oret e fundit debatit te rikthyer befas ne skene keto ore se kush jane me te propozuarit ne degen e PD Shkoder per deputet.



Çuditerisht disa emra anonime jane shitur si me te propozuar ne top 11-she apo 20-she, ndersa jashte saj eshte lene ish kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli apo emra te njohur e me kontribute te gjera ne seline blu. Fakt qe edhe vete ata qe e kane hartuar e nderthurur kete skenar nuk e besojne sepse jane fare mire te vetedijshem qe nje gje e tille nuk qendron.



Kjo per faktin se ne ate liste mes 11 emrave me te propozuar dalin individe qe jo vetem nuk kane marre gjysmen e propozimeve te Topallit, por kryebashkiakja ne detyre Ademi del si me e preferuar, kur nje gje e tille eshte e pavertete. Krah saj jane edhe te tjere emra qe kane marre propozime nga 38 grupseksionet, por me nje mbeshtetje te kufizuar. Burime nga selia qendrore e PD ne Tirane qe ka administruar listen e konfirmojne kete.

Por loja me emrin e Topallit behet sepse shume prej tyre jane ndjere te kercenuar prej saj, duke pare reagimin e gjere ne opinionin publik. Ata e dijne qe rikthimi i Topallit do te ishte nje “djegie” politike per ta, e aq me shume ne kete kohe kur flitet per lista te hapura e perballje qe nuk do te jene aspak te lehta edhe me konkurentet politik.

Fakti qe Topalli nuk ka folur per ta eshte pare si nje mundesi e mire per sulme te fshehta e qe nuk tregojne aspak realitetin e asaj qe ka ndodhur ne procesin e propozimeve. 1, 2 apo 38 nuk do te thote asgje ne kete faze te pare, sepse do te jene fazat e tjera qe do te percaktojne ku ndodhet secili prej tyre, nga votimi direkt dhe me vote te fshehte apo te hapur, ku te gjithe do te shohin ku ndodhen. Por deri atehere mbetet per tu pare nese do te jene kaq entuziast apo procesi do ti zhgenjeje sic ju ndodhi 4 vite me pare./ShkodraNews