Lojërat e ditëve të fundit të Voltana Ademit, si po zhvat qytetarët me tenderat për rrugët

Nuk janë një risi tenderat abuziv, por të shkosh deri aty sa të kërkosh për të grabitur paratë publike, këtë mund ta bëjë vetëm bashkia Shkoder.

Tenderi i fundit i çelur nga kjo njësi vendore dhe titullarja Voltana Ademi që kap vlerën e 3 milion e 660 mijë e 225 lekë, apo thënë ndryshe afro 37 milion lekë të vjetra parashikon shërbime riparimi të disa akseve rrugore si: Ura Mesit-Prekal-Kir-Breglumi-Ndërlysaj.

Mes tyre në këtë liste Ademi nuk ka hezituar të përfshijë edhe aksin rrugor Qafe Thore–Thethe-Ndërlysaj, një rrugë që as më shumë dhe as më pak, por brenda 2 muajsh, do ta marrë në patronazh Fondi Shqiptar i Zhvillimit që do të nisë zbatimin e projektit për rikonstruksionin e saj.

E vetëdijshme dhe e informuar për këtë gjë, Ademi nuk është stepur të bëjë hapa pas, por e ka hedhur në lojë këtë kontratë me afat 12 mujor, vetëm e vetëm për të përfituar cfarë të mundet nga ditët e fundit të pushtetit.

Natyrisht që një rrugë e tillë për sa kohë që do ti nënshtrohet rikonstruksionit, firmat që kanë zbatimin e kontratës, ju lind detyrimi i mirëmbajtjes, pasi ligjërisht nuk mund të veprojnë dy firma në të njëjtat kilometra të rrugës.

E aq më shumë kur aty do të punohet, pyetja që lind është se cfarë do të mirëmbahet?

Këtë më mirë se askush e di Ademi dhe stafi i saj që përgatisin të tilla kontrata dhe hedhin në lojë paratë e shkodraneve sikur të mos ishin asgjë. Praktika e viteve të shkuara kur rruga ka qëndruar me muaj të tërë e pahapur nga reshjet e borës, si dhe pa asnjë shërbim, e nxjerr në pah më së miri fytyrën e vërtetë të administratës së bashkisë Shkoder dhe titullares së saj, që në javët e fundit të mandatit po bëjnë shoë, e po përfitojnë nga cfarë të munden./ShkodraNews