Lojtari i Vllaznisë: Nuk e vendosim në diskutim se…

Arsid Kruja është blerja e vetme e Vllaznisë në merkaton e janarit, edhe pse shkodranët zyrtarizuan edhe lojtarin Jesus, por deri më tani ai akoma nuk ka ardhur në Shkodër. Kruja pati një rikthim në Shkodër, aty nga ku doli si futbollist dhe është aktivizuar me kuqeblutë në ndeshjet e fundit të kampionatit.

Në një prononcim për PanoramaSport, ai flet për ecurinë e skuadrës. Kruja nuk e vë në diskutim se në fund të këtij sezoni, Vllaznia do të jetë në Superiore. Por, nga ana tjetër kërkon që skuadra ti marrë ndeshjet me radhë.

“Nuk e kam vënë dhe nuk do e vendos kurrë në dyshim faktin se Vllaznia do të jetë në Superiore në fundin e këtij sezoni. I jam bashkuar ekipit me këtë mendim dhe kam gjetur po aq besim edhe te pjesa tjetër e grupit. Mund të kesh luhatje, por e përgjithshmja deri më tani është pozitive. Vllaznia e ka treguar që e meriton rikthimin në elitë. Takimet duhet ti marrim me radhë dhe të mos e vendosim në diskutim misionin tonë. Është detyrim i jonë të çojmë ekipin aty ku e ka vendin. Ndaj, do të japim maksimumin për të arritur këtë objektiv.” – thotë Kruja. /ShkodraNews