LSI bën kërkesën e papritur për ministren e Financave, duan nga Ruçi që…

Lëvizja Socialiste për Integrim i ka depozituar një kërkesë kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi.

LSI kërkon interpelancë urgjente me ministren e Financave dhe Ekonomisë Anila Dennaj.

Në kërkesën që mban firmën e Petrit Vasilit, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, thuhet se Dega e Thesarit Skrapar, në kundërshtim me ligjin, ka bllokuar prej disa ditës furnizimin me ushqim të konvikteve, çerdheve, qendrës së fëmijëve me aftësi të kufizuara, pagat e punonjësve dhe shërbimet ndaj komunitetit.